Ekstradohet nga Kosova në SHBA i dyshuari për krime kibernetike

Ekstradohet nga Kosova në SHBA i dyshuari për krime kibernetike

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vepra penale që ndërlidhen me krimet kibernetike. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 19 nëntor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante dhe institucionet e drejtësisë. I dyshuari kërkohej nga institucionet e drejtësisë amerikane, ndërsa dorëzimi i tij tek autoritetet e SHBA-së është bërë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Ai iu dorëzua njësisë amerikane U.S. Marshals, e cila ishte përgjegjëse për marrjen në dorëzim të tij. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve kriminale, si dhe për kapjen e...