Ekstradohet aktivistja turke Julide Yazici, protestoi kundër Erdoganit

Ekstradohet aktivistja turke Julide Yazici, protestoi kundër Erdoganit

Gjykata e Tiranës vendosi pro ekstradimit drejt Turqisë të 32-vjeçares Julide Yazici, e arrestuar në Shqipëri. Dy muaj më parë Gjykata e Apelit la në fuqi masën “arrest në burg” për shtetasen turke Julide Yazici, 32 vjeç, e cila u arrestua në Shqipëri pasi rezultoi e shpallur në kërkim nga autoritetet turke. Yazici, e cila sipas të dhënave të bëra publike ka përfituar azil politik në Francë, akuzohet nga drejtësia turke për dhënie ndihme logjistike për një organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste. Ajo ishte shpallur në kërkim për përfshirjen e dyshuar në protesta në mbështetje të të drejtave të kurdëve, të zhvilluara disa vite më parë në Turqi. Sipas dosjes së autoriteteve turke, gjatë kontrolleve në një banesë në Stamboll janë gjetur prova që lidhen...