Ekspozoi skandalin sportiv dhe denoncoi shkeljet e Manchester City, aktivisti kërcënohet me vdekje!
Rui Pinto, aktivisti dhe eksperti i sigurisë kibernetike, i cili arriti që të futej në sistemin e brendshëm të Manchester City prej ku edhe mori të gjitha të dhënat, të cilat provonin për shkeljet të bëra nga kjo shoqëri ka thënë sot se jeta e tij është në rrezik pasi ka marrë disa kërcënime. Vetëm pak orë pasi u konfirmua zyrtarisht vendimi që e shpalli Manchester City-n fajtor, programi portugez i mbrojtjes së dëshmitarëve e njoftoi Pinto-n se mbrojtja e tij do të ndërpritej. Pinto thotë se ka marrë kërcënime të shumta me vdekje dhe ka frikë nga një atentat i mundshëm. Ai tani do të zhvendoset në një vendndodhje të pazbuluar brenda pak ditësh, për një periudhë të pacaktuar kohore.
Burimi:
javanews.al