Ekspozita “Qyteti i dehur” e Anastas Kostandinit hap dyert më 12 nëntor në Berat

Ekspozita “Qyteti i dehur” e Anastas Kostandinit hap dyert më 12 nëntor në Berat

11 November, 2026 - 19:00 Piktori Anastas Kostandini, i njohur si Taso, do të prezantojë ekspozitën e tij të re me titull “Qyteti i dehur” në Galerinë e Arteve “Edward Lear” në Berat. Ekspozita do të inaugurohet më 12 nëntor, në orën 18:00, dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 19 nëntor 2026. Përmes gjuhës së tij artistike dhe ngjyrave të forta, Taso sjell një tjetër këndvështrim mbi qytetin, hapësirat dhe atmosferën e tij, duke e kthyer pikturën në një përjetim ku ndërthuren realiteti, kujtesa dhe imagjinata. Ekspozita “Qyteti i dehur” fton publikun të ndalet përballë një interpretimi artistik të qytetit, përtej pamjes së tij të zakonshme. Veprimtaria zhvillohet në bashkëpunim me institucionet kulturore vendore./atsh/KultPlus.com