Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificës për liri dhe kujtesës kolektive. Në ekspozitë janë prezantuar vepra të piktorëve, skulptorëve dhe artistëve të mediumeve të ndryshme, të cilët përmes krijimtarisë së tyre kanë trajtuar luftën e UÇK-së, sakrificën, viktimat dhe pasojat e luftës. Në ceremoninë e hapjes, në emër të platformës “Liria ka Emër”, foli Eliza Hoxha, e cila theksoi rëndësinë e artit si një prej mënyrave më të fuqishme për ta ruajtur dhe përcjellë kujtesën historike te brezat e rinj.“Liria jonë ka një histori, ka emra, ka sakrificë dhe ka kujtesë. Përmes artit, kjo histori merr një gjuhë tjetër, por mesazhi mbetet...