Ekspozita e Bora Baboçit “Imazhe Migrues” qëndron e hapur deri më 11 dhjetor
11 November, 2026 - 23:03 Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026. Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, nga ora 10:00 deri në 18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00. Të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com