Eksodi i trurit nis nga universitetet: Shqipëria rekord në rajon për numrin e studentëve që zgjedhin të ardhmen jashtë vendit
Në vitin 2024, sipas Eurostat, rreth 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studionin në 32 vende. Italia dhe Gjermania pritën më shumë se gjysmën e tyre, të ndjekura nga Greqia e Turqia. Numri i studentëve shqiptarë që kanë zgjedhur të arsimohen jashtë ishte sa 9,4% e totalit të studentëve që studiuan në Shqipëri në të njëjtin vit (rreth 122 mijë). Shqipëria kryesonte Ballkanin Perëndimor për numrin e studentëve në Bashkimin Europian. Vetëm në BE studionin 9,968 studentë nga Shqipëria, rreth 28% më shumë se nga Serbia, e dyta në rajon me 7.761. Më shumë se një në tre studentë nga Ballkani Perëndimor që ndiqnin studimet e larta në BE vinin nga Shqipëria. Ambicia e studentëve shqiptarë shkon përtej një diplome të thjeshtë universitare. Sipas të dhënave...
Burimi:
syri.net