Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me revoltën studentore në Shqipëri, duke bërë thirrje të drejtpërdrejtë për largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra. Përmes një postimi në platformën “X”, Hanke thekson se tashmë ka ardhur koha që Rama të ikë nga dera e daljes. “Si një Kalorës Shqiptar i Flamurit, mendoj se është koha që Kryeministri Rama të dalë nga dera e daljes.”- shkruan Steve Hanke në X. Steve Hanke është një ekonomist amerikan dhe profesor i ekonomisë së aplikuar në Universitetin Johns Hopkins në Baltimore, Maryland.