“Ekonomia po rritet, ulëm dhe TVSH-në”- Inspektimet dhe biznesi, Rama: Sipërmarrja duhet të jetë në qendër të zhvillimit ekonomik!
Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e krijimit të një sistemi inspektimi që nuk rëndon sipërmarrjen, por e mbështet atë dhe nxit zhvillimin ekonomik. Gjatë fjalës së mbajtur sot (6 nëntor) në konferencën e organizuar nga Inspektorati i Përgjithshëm mbi Investimet dhe Përmbushjen e Kërkesave Ligjore, Rama deklaroi se inspektimi nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, por një funksion që ushtrohet pa krijuar barriera për bizneset. “Duhet të kemi parasysh se në fund të ditës inspektimi nuk është një qëllim në vetvete, por një funksion që duhet të zhvillohet pa u kthyer në një barrë për sipërmarrjen. Dhe nuk duhet ta harrojmë asnjëherë që në fund të ditës sipërmarrja dhe suksesi i saj janë parakushti i rritjes së ekonomisë, i rritjes së mundësive për...
Burimi:
javanews.al