Ekonomia e Shqipërisë jashtë Tiranës në greminë, hendeku mes kryeqytetit dhe rretheve thellohet me ritme alarmante!
Pabarazitë ekonomike mes qarqeve të vendit po thellohen, ndërsa Kukësi, një nga qarqet më të varfra të Shqipërisë, po largohet gjithnjë e më shumë nga niveli ekonomik i Tiranës. Të dhënat e iNSTAT tregojnë se, gjatë periudhës 2011–2024, diferenca e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për frymë mes qarkut më të varfër të vendit dhe atij më të zhvilluar është thelluar ndjeshëm, duke dëshmuar mungesën e konvergjencës ekonomike dhe në rritjen e pabarazive rajonale. Në vitin 2011, PBB-ja për frymë në qarkun e Kukësi ishte rreth 363 mijë lekë, ose sa 53.7% e nivelit të Tiranës, ku ky tregues arrinte në rreth 676 mijë lekë. Në vitin 2024, PBB-ja për frymë në Kukës u rrit në 568 mijë lekë, por përfaqësonte vetëm 36.5% të nivelit...
Burimi:
syri.net