Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Qeveria shqiptare ka hedhur zyrtarisht hapat e parë drejt asaj që e cilëson si “Shqipëria 2030”. Përmes botimit në Fletoren Zyrtare të Dokumentit të Politikave Prioritare (DPP) dhe Listës Unike të Projekteve, zbardhet harta e rrugës financiare dhe strategjike për vitet e ardhshme. Me një buxhet që për vitin 2026 parashikohet të arrijë në 886.7 miliardë lekë, ambicia është e qartë: integrimi i plotë në BE përmes një ekonomie digjitale dhe të gjelbër. “Basti” i madh i infrastrukturës, treni dhe korridoret Transporti mbetet sektori që thith investimet më marramendëse, i orientuar drejt ndërlidhjes rajonale. Hekurudha Durrës-Prishtinë Me një kosto prej 750 milionë eurosh, ky konsiderohet projekti më strategjik i dekadës, i cili do të lidhë dy ekonomitë shqiptare në një linjë moderne. Korridori Adriatiko-Jonian Segmentet si Milot-Balldren...