Weber e FMN: ‘Paqja Fiskale’ ngre shqetësime për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit

Weber e FMN: ‘Paqja Fiskale’ ngre shqetësime për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit

Intervistë me Anke Weber, shefe e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë Ekonomia shqiptare po rritet me ritme të shpejta krahasuar me vendet e tjera të Europës, por përballë kësaj ecurie pozitive po kristalizohen rreziqe strukturore që mund të frenojnë zhvillimin afatgjatë. Në këtë intervistë, Anke Weber, shefe e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, paralajmëron se tkurrja e popullsisë në moshë pune dhe prirjet e forta për emigrim po kthehen në një nga sfidat më serioze për rritjen dhe produktivitetin. Njëkohësisht, FMN shpreh shqetësime për paketën fiskale të vitit 2026, veçanërisht për skemën e ashtuquajtur “Paqja Fiskale”, e cila, sipas institucionit, rrezikon të dëmtojë kulturën e pajtueshmërisë tatimore dhe përpjekjet për ndërtimin e një sistemi fiskal modern dhe të drejtë. Intervista trajton...