‘Vlon’ kërkesa për kredi nga shqiptarët, bankat “frenojnë” përkohësisht huanë për banesa

‘Vlon’ kërkesa për kredi nga shqiptarët, bankat “frenojnë” përkohësisht huanë për banesa

Tregu financiar në Shqipëri po kalon një fazë dinamike, ku dëshira e qytetarëve dhe bizneseve për të investuar mbetet në nivele rekord. Sipas raportit më të fundit të Bankës Evropiane të Investimeve për fundvitin 2025, kërkesa për kredi ka shënuar një rritje që tejkalon edhe pritshmëritë e vetë bankierëve. Ky vrull udhëhiqet kryesisht nga familjet që kërkojnë të blejnë një shtëpi dhe nga individët që kërkojnë kredi konsumatore për të rritur standardin e jetesës. Ajo që bie në sy është se “epoka e euros” në kredi po zbehet. Shqiptarët po zgjedhin masivisht monedhën vendase, Lekun, duke u mbrojtur kështu nga rreziqet e kursit të këmbimit. Por, ndërsa kërkesa vlon, nga ana tjetër e sportelit situata paraqitet më e matur. Për herë të parë pas një...