VIDEO/ Shkëmbi: Absurde rritja e çmimeve, 350 mijë apartamente janë bosh. Kjo është situatë e rrezikshme

VIDEO/ Shkëmbi: Absurde rritja e çmimeve, 350 mijë apartamente janë bosh. Kjo është situatë e rrezikshme

Eksperti imobiliar Armand Shkëmbi i ftuar në ‘Syri Digjita’ me Bled Markun në SYRI TV, ka folur në lidhje me çmimet e apartamenteve në Tiranë. Ai ka theksuar se, çmimet e apartamenteve në Tiranë janë të pajustifikuara për nivelin real të ekonomisë shqiptare dhe të ardhurat e qytetarëve. Sipas tij, rritja e çmimeve nuk lidhet as me rritjen e popullsisë, e cila është në rënie, as me rritjen e pagave, të cilat nuk kanë reflektuar trefishimin e çmimeve gjatë 10-15 viteve të fundit. Shkëmbi argumenton se faktori kryesor është spekulimi masiv: kursimet e qytetarëve, emigrantëve dhe fitimet e bizneseve po orientohen drejt ndërtimit dhe blerjes së apartamenteve, duke u mbështetur në mitin se çmimet vetëm rriten. Kjo ka çuar në një përqendrim të rrezikshëm të...