Vëzhgimi i SYRI TV/ Lufta në Iran, ‘viktimat’ në Shqipëri – Shtrenjtohet nafta dhe benzina në vend
Qytetarët shqiptarë janë “viktimat” e para të luftës në Lindjen e Mesme. Syri Televizion bëri një vëzhgim në disa qytete kryesore të vendit, ku konstatoi se çmimi i naftës është rritur me deri 20 lekë për litër në vetëm pak ditë. Në Elbasan, pothuajse në të gjitha pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve, nafta po shitet në kufijtë e 200 lekëve për litër.Më konkretisht, këtë të martë, një litër naftë shitet midis 190 deri në 198 lekë për litër, ndërsa Euro Diseli shitet deri në 205 lekë për litër.Shtrenjtim ka pasur edhe çmimi i benzinës, ku aktualisht një litër benzinë tregtohet nga 188 deri në 190 lekë për litër. Rritje e lehtë është vënë re edhe te çmimi i gazit që aktualisht shitet me...
Burimi:
syri.net