Veshjet e ‘Gabit’ dalin nga moda, bien importet

Veshjet e ‘Gabit’ dalin nga moda, bien importet

Nga një treg që në vitet 2015-2016 gjeneronte importe me vlerë deri në 20 milionë euro, në pesë vitet e fundit, importet e veshjeve të përdorura nuk arrijnë më shumë se 10 milionë euro. Të dhënat zyrtare të Doganave tregojnë  tkurrje të këtij tregu ndër vite, pavarësisht se në terren vërehet shtim i dyqaneve të vogla për veshje të përdorura. Në periudhën janar-gusht 2025, sasia e importit të veshjeve të përdorura arriti rreth 4,630 tonë, duke shënuar rënie me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Në terma vlerash, importet për janar-gusht 2025 ishin 4.9 milionë euro, ose 5% më pak se në janar-gusht 2024. Në vitin 2020, importet e veshjeve të përdorura ranë në vlerën më të ulët për periudhën 2020-2024, në...