Vendi ynë ngjitet në renditjen globale të lirisë ekonomike, Shqipëria kryeson rajonin dhe disa ekonomi të rëndësishme në Europë
Shqipëria është renditur në vendin e 46-të në botë për sa i përket indeksit të lirisë ekonomike të publikuar nga Heritage Foundation. Sipas këtij raporti, vendi ynë ka arritur të grumbullojë rreth 68 pikë në vlerësim, duke u pozicionuar në një renditje relativisht të mirë mes 176 vendeve të marra në shqyrtim. Ky rezultat e klasifikon ekonominë shqiptare në kategorinë e ekonomive “më së shumti e lirë”. Krahasuar me vitin e kaluar, vendi ynë është përmirësuar në pikëzim dhe pozicionim pasi vjet renditej në vendin e 50-të Një nga elementët që bie në sy në këtë raport është fakti se ekonomia shqiptare vlerësohet si më e lirë se disa ekonomi të rëndësishme europiane, si Franca dhe Spanja. Kjo tregon se, në disa tregues të lidhur...
Burimi:
kohajone.com