Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, ja ku renditet Shqipëria

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, ja ku renditet Shqipëria

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në Itali, Europa u ofron turistëve një gamë ushqimesh të njohura në mbarë botën. Çmimet në hotele dhe restorante ndryshojnë nga një vend në tjetrin në kontinent, por ku shkon më larg paraja juaj? Europa është shtëpia e shumë prej destinacioneve turistike më ikonike në botë, që nga pamjet kodrinore të Lisbonës deri te Kulla Eifel në Francë. Megjithatë, kostoja e një nate qëndrimi në kontinent mund të jetë e kripur — çka do të thotë se udhëtarët duhet të jenë të kujdesshëm kur kërkojnë oferta. Për ata që duan të krahasojnë kostot mes vendeve, treguesi i nivelit të çmimeve i Eurostat-it për restorantet dhe hotelet mund të jetë i dobishëm....