Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe. Vetëm industria është optimiste
Viti 2026 vijon të mbetet pesimistë për shumë sektor të ekonomisë në vend. Treguesi i besimit në ekonomi në raportin e tij për shkurtin tregon se për të dytin muaj radhazi, ekonomia shqiptare nuk shfaq pritshmëri pozitive në shumë sektor të saj. Ndërtimi ka pësuar dhe goditjen më të fortë të besimit në muajin që lamë pas duke rënë me 6.5 pikë përqindje në shkurt. Rënia u ndikua si nga vlerësimet për aktivitetin ndërtues gjatë muajve të fundit, ashtu edhe nga porositë aktuale. Ndonëse me rënie përsëri ky besim qëndron mbi mesataren afatgjatë, një tregues se sektori operon në pozitivitet por me sinjale ngadalësimi. Rënien më të theksuar pas ndërtimit e ka shfaqur dhe sektori tregtisë me 3.6% ndikuar nga ecuria e bizneseve dhe pritshmëritë...
Burimi:
top-channel.tv