Ujësjellësit morën 3.5 mln euro subvencione nga qeveria, 88.8% shkoi për energjinë

Ujësjellësit morën 3.5 mln euro subvencione nga qeveria, 88.8% shkoi për energjinë

Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve morën gjatë vitit të shkuar 350 milionë lekë, apo më shumë se 3.5 mln euro, si subvencion nga qeveria. Të dhënat zyrtare tregojnë se shumica e kësaj shume shkoi për të paguar energjinë elektrike. Pesha e këtij zëri në totalin e subvencioneve ishte 88.8%. Pjesa tjetër shkoi si kompensim për shtresat në nevojë. “Për vitin 2025, Qeveria Qendrore ka shpërndarë subvencione në vlerën totale prej 350 milionë lekësh për dymbëdhjetë Shoqëri Rajonale UK, nga katërmbëdhjetë të krijuara deri më tani, si dhe për shoqërinë UK Vorë. Shpërndarja e subvencioneve është realizuar në përputhje me Udhëzimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 1, datë 04.07.2025, “Për miratimin e metodologjisë, kritereve dhe procedurave për shpërndarjen dhe përdorimin e subvencioneve shtetërore për ofruesit e...