Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Udhëzimi/ Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve
Udhëzimi i ndryshuar i ministrit të Financave “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, tashmë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, tregon një rritje të ndjeshme të çmimeve referuese për zhdoganimin e automjeteve, duke shënuar një shtrëngim të qartë të politikës së vlerësimit doganor në këtë sektor. Nëse në udhëzimin e vitit 2018 theksi ishte te përdorimi i buletineve tradicionale dhe vendosja e pragjeve relativisht të ulëta minimale, udhëzimi i ri jo vetëm që zgjeron burimet e referencës, por edhe rrit në mënyrë të drejtpërdrejtë bazën mbi të cilën llogariten detyrimet doganore. Për autoveturat, rritja e çmimeve minimale është e dukshme në të gjitha kategoritë e cilindratës. Në udhëzimin e vitit 2018, për automjetet deri në 1400 cc vlera minimale e zhdoganimit ishte 130...