U projektua nga ‘Infrakonsult’ e Redi Strugës/ Kompania fitoi tenderin 530 milionë lekë për ‘Librazhd-Prrenjas’ që u shemb
Kompania “InfraKonsult” sh.p.k. e Redi Strugës është kompania projektuese dhe mbikëqyrëse e punimeve në segmentin rrugor Librazhd-Prrenjas, i cili u shemb në muajin shkurt duke bllokuar qarkullimin dhe zoluar tërësisht Juglindjen e vendit e duke shkaktuar një dëm shumë të madh ekonomik. Për mbi 10 ditë, bllokimi i këtij aksi paralizoi komunikimin e Juglindjes me pjesën tjetër të vendit dhe goditi rëndë tregtinë me Maqedoninë e Veriut. Bizneset pësuan humbje kolosale, qytetarët u përballen me kosto shtesë dhe pasiguri, ndërsa përgjegjësit teknikë të rrugës heshtin. Sipas dokumenteve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, “InfraKonsult” sh.p.k. me administrator Redi Strugën fitoi në fund të vitit 2020 tenderin me fond limit 530 milionë lekë për “studim, projektim dhe zgjerim të segmentit rrugor dalje Elbasan-Prrenjas-Qafë Thanë”, me afat realizimi 9...
Burimi:
syri.net