TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun, fitimet nuk shkojnë në buxhet siç duhet
Rritja e çmimeve gjatë vitit 2025 nuk është përkthyer në të njëjtën masë në rritje të të ardhurave nga konsumi për buxhetin e shtetit. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se ndonëse ekonomia është përballur me shtrenjtim produktesh, të ardhurat nga TVSH nuk kanë pasur të njëjtin ritëm rritjeje si zërat e lidhur me pagat dhe punësimin. Ekspertët fiskal këtë situatën e lidhin me funksionimin e tregut dhe kontrollet ndaj tij, teksa shtojnë se qytetaret po shpenzojnë më shumë për të njëjtat produkte, por jo domosdoshmërisht po konsumojnë më shumë. “Aplikimi mbi një vlerë të rritur rrit dhe vlerën absolute në buxhetin e shtetit duke bërë që të kemi një tregues të mirë në sipërfaqe por s’tregon atë që sistemi s’duhet të ...
Burimi:
top-channel.tv