Turizmi në vendnumëro edhe në shkurt, rritje 0.03 % pas rënies në janar

Turizmi në vendnumëro edhe në shkurt, rritje 0.03 % pas rënies në janar

urizmi nuk ka arritur të kapë ritmin pozitiv të rritjes as në muajin e dytë të vitit, pas rënies në janar. Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve tregojnë se të huajt që hynë në Shqipëri ishin vetëm 0.03 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë, duke treguar kështu një “ngecje” në ecurinë e sektorit. Ashtu si janari, edhe shkurti në përgjithësi u përkufizua nga një mot aspak i qëndrueshëm, diçka që, sipas turoperatorëve, ka pasur ndikim direkt te të huajt që vizitojnë Shqipërinë. Kjo periudhë përfshin kryesisht grupet e organizuara që kanë interes për ture kulturore, por edhe individët që bëjnë rezervime të momentit të fundit falë linjave me kosto të ulët, por për asnjërën prej tyre...