Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Turizmi fetar pa sezon/ Rritje me 16.5%, ekspertët: Po nxit ardhjen e vizitorëve gjatë gjithë vitit, luan rol të veçantë
Kur flasim për turizëm, zakonisht mendojmë për detin, malet apo qytetet historike. Por sot, një formë tjetër udhëtimi po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje: turizmi religjioz. Është një turizëm që nuk kërkon vetëm relaks, por edhe qetësi shpirtërore, histori dhe kuptim. Shqipëria, me kisha, xhami, teqe dhe pelegrinazhe shekullore, po zbulohet si një destinacion i papritur për këtë lloj përvoje. Turistët e huaj thonë: “Ka shumë paqe këtu në Shqipëri. Ju keni shumë tolerancë fetare. Kjo është edhe një ndër arsyet kryesore që vijmë edhe në këtë moment të vitit për të vizituar vendin tuaj.” “Kemi parë që keni vende shumë të bukura, atraktive, si kishat edhe xhamitë. Ne jemi katolikë, por pavarësisht kësaj na pëlqen të shohim çdo gjë që ju keni. Dhe...