Turizëm i vakët në 2025/ 12.5 milionë të huaj. Më shumë turistë low cost, shtohen të huajt tranzit

Turizëm i vakët në 2025/ 12.5 milionë të huaj. Më shumë turistë low cost, shtohen të huajt tranzit

Për të paraprirë efektin boomerang të fluksit të turistëve vite më parë, qeveria i ndryshoi pritshmëritë e turizmit nga sasia në cilësi. Dhe kështu rezulton edhe në raportet e INSTAT për 2025, teksa rritja e numrit të turistëve ishte e lehtë, ndërsa më e ulët se në vitin 2023. Rreth 12.5 milionë të huaj e vizituan vendin një vit më parë, 6.6% më shumë se në 2024. Me një gjeografi të përqendruar kryesisht nga rajoni dhe Evropa Jugore, Shqipërinë e vizituan më shumë shqiptarë të Kosovës, italianë, gjermanë, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca etj. Ndërsa si qëllim kryesor kishin pushimet, nuk munguan as turistët tranzit, që e përdorin Shqipërinë për të udhëtuar drejt vendeve të tjera. Pak më shumë turistë, por kjo nuk u përkthye...