Turistët braktisin Shqipërinë/ Bien importet e mallrave të akcizës në dymujor
Përveç cigareve, importet e mallrave të tjera të akcizës kanë shënuar rënie në dy muajt e parë të vitit 2026 referojnë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave. Pas një rritjeje të fortë përgjatë vitit 2025, tregu ka pësuar goditje në volum, veçanërisht në sektorin e pijeve dhe lëndëve djegëse. Goditjen më të rëndë e ka marrë importi i birrës, i cili ka rënë me mbi 20% krahasuar me fillimin e vitit të kaluar, duke reflektuar një rënie të kërkesës me rreth 1.2 milionë litra më pak. E njëjta tendencë negative vërehet edhe te kafeja, ku importet janë tkurrur me rreth 8%, duke zbritur në nivelin e 1,142 tonëve për periudhën janar-shkurt 2026. Rënia i dedikohet kryesisht një aktiviteti më të plogësht ekonomik prej mungesës...
Burimi:
syri.net