Tregtia me pakicë në artikujt për fëmijë në rënie të shpejtë

Tregtia me pakicë në artikujt për fëmijë në rënie të shpejtë

Tregtia me pakicë në sasi ka pësuar rritje përgjatë viteve të fundit, por produktet për fëmijë, libra, kancelari, lodra etj. kanë pësuar rënie. Në 9 mujorin 2025 indeksi i shitjeve me pakicë në këtë grup është së paku 2.2 pikë për qind më u ulët se në vitin 2021, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Të dhënat mujore për kategorinë “Libra, gazeta, artikuj shkollorë, produkte të argëtimit, pajisje sportive, lodrat, lojërat dhe të tjera produkte” tregojnë një prirje rënëse të tregtisë së artikujve të lidhur me fëmijët, sidomos duke hyrë në vitin 2024 dhe duke u thelluar në 2025. Në shtator 2025 indeksi i tregtisë me pakicë në volum në këtë kategori shënoi 91.6% (2021=100) çka do të thotë se sasia e tregtuar në këtë...