Transporti i mallrave rrit tarifat deri në 10%, pas konfliktit në Lindjen e Mesme

Transporti i mallrave rrit tarifat deri në 10%, pas konfliktit në Lindjen e Mesme

Pas rritjes së çmimit të naftës në bursat e huaja, menjëherë pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, të parët që kanë reaguar në vend nga ndryshimet e kostos janë kompanitë e transportit të mallrave tregtarë në rrugë tokësore dhe detare. Nga sot kompanitë e transportit të mallrave raportojnë se kanë nisur të aplikojnë tarifa nga 6 deri 10% më të larta se para nisjes së sulmeve. Drejtuesit e kompanive të transportit pohojnë se prej fundjavës janë furnizuar me naftë me çmim deri 10% më të lartë. Kompanitë e transportit të mallrave në rrugë tokësore pohuan që kanë rritur tarifat nga 6 deri 7% më shumë, për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës deri 25 lekë. “Çmimi i naftës është rritur me 10%,...