Transformohet sheshi “Nënë Tereza”/ Muze arkeologjik dhe parkim nëntokësor, projekt i ri për qendrën

Transformohet sheshi “Nënë Tereza”/ Muze arkeologjik dhe parkim nëntokësor, projekt i ri për qendrën

Nga një hapësirë librarie për të rinjtë, me aktivitete kulturore dhe evente publike, pamja e Sheshit “Nënë Tereza” pritet të ndryshojë sërish. Me vendimin e saj më të fundit, qeveria ka ngarkuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit për kryerjen e procedurave të prokurimit publik për realizimin e projektit “Ndërtimi i muzeut arkeologjik nëntokësor, parkimi nëntokësor dhe rehabilitimi i sheshit ‘Nënë Tereza”. Tashmë në këtë shesh do të ketë edhe një parkim nëntokësor, por përveç kësaj edhe një muze arkeologjik duke u shtuar kështu listës së muzeve në Tiranë. Kjo është hera e radhës që sheshi një nga hapësirat më simbolike të kryeqytetit, i nënshtrohet transformimit. Ndërhyrja e plotë dhe strukturore është realziuar në vitet 2013-2014 kur sheshi u riformatua përpara vizitës së Papa Franceskut me heqjen...