Toka bujqësore në rrethinat e Tiranës kushton deri në 100 euro/m2, rreth 70 herë mbi mesataren e BE

Toka bujqësore në rrethinat e Tiranës kushton deri në 100 euro/m2, rreth 70 herë mbi mesataren e BE

Nëse në Farkë rreth 3 vite më parë toka bujqësore shitej me çmim 50 euro për metër katror, aktualisht çmimi ka arritur nga 70 euro deri në 100 euro për metër katror. Sipas të dhënave nga tregu, çmimi i tokës është dyfishuar. Në rrethina të tjera të Tiranës, sipas agjentëve imobiliare, si fshati Mullet apo Ndroq çmimi i tokës bujqësore është mbi 50 euro për metër katror. Nëse do të blihet 1 hektar (ha) tokë këto në këto zona, vlera do të kushtojë nga 500 mijë deri 700 mijë euro deri në 1 milion euro vlera maksimale në Farkë. Sipas Stela Dhami nga “Colliers International Albania” rritja e ndjeshme të çmimet të tokës bujqësore është sepse shumica e saj shfrytëzohet për ndërtim, dhe madje nuk...