Testi, që ‘Diella’ nuk po e kalon dot
Kur qeveria prezantoi së fundmi “Diellën” si ministren e Inteligjencës Artificiale, ishte një lëvizje e zgjuar për imazh: një simbol i epokës digjitale, i një shteti që pretendon të jetë në pararojë të teknologjisë, duke tërhequr vëmendjen e mediave kombëtare e ndërkombëtare. Por edhe atëherë u tha se testi i vërtetë nuk do të ishte avatar-i, por funksioni. Në fakt, shumë shpejt u bë e qartë se problemi nuk është “Diella” në vetvete. Ajo është vetëm faqja e fundit e një libri të shkruar prej vitesh: libri i një marketingu gjigant digjitalizimi që ka gëlltitur qindra miliona euro, pa arritur të krijojë një sistem të qëndrueshëm dhe të besueshëm për qytetarin dhe biznesin. Digjitalizimi i administratës publike dhe kalimi i të gjitha shërbimeve online nuk...
Burimi:
syri.net