Të huajt në Durrës: Nga kuzhinierët filipinas te pensionistët italianë

Të huajt në Durrës: Nga kuzhinierët filipinas te pensionistët italianë

Prania në rritje e punëtorëve të huaj dhe komunitetit të pensionistëve italianë po ndryshon jetën ekonomike dhe sociale në qytetin bregdetar, mes mungesës së fuqisë punëtore vendase dhe pasigurive për taksimin. Nga Gëzim Kabashi- Dexter Mendoza, një 30-vjeçar filipinas, punon prej disa muajsh në një nga hotelet e bregdetit të Durrësit. Ka zënë vend si ndihmës kuzhinier dhe duket i kënaqur me punën, por edhe me kolegët vendas. “Në drekë vjen edhe një grua nga Brazili, kamariere në restorantin e hotelit,” thotë Dexteri, i cili duket sikur mban emrin e një personazhi filmash. Adi Bakiri, i cili menaxhon hotelin, flet me simpati për punonjësit e huaj. “Janë të pafjalë dhe punojnë mjaft mirë,” shton ai, duke treguar se ka pasur më parë edhe përvoja të...