Tatimet publikojnë linkun: Verifikoni a duhet ta plotësoni deklaratën e të ardhurave vjetore

Tatimet publikojnë linkun: Verifikoni a duhet ta plotësoni deklaratën e të ardhurave vjetore

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se ka krijuar një shërbim elektronik, përmes të cilit çdo qytetat mund të verifikojë nëse ka detyrim për të plotësuar deklaratën vjetor të ardhurave individuale, të njohur si DIVA. Kushdo mund të verifikojë menjëherë në Tax Test, shërbimi elektronik i Administratës Tatimore, në faqen zyrtare: https://www.tatime.gov.al/c/3/10/652/deklarata-individuale-vjetore-e-te-ardhurave Sipas njoftimit, Tax Test është shërbimi elektronik i Administratës Tatimore, i cili ka për qëllim të informojë të gjithë individët për të kuptuar nëse e kanë apo jo detyrim deklarimin e DIVA 2025. I thjeshtë në përdorim, ky shërbim është i organizuar sipas një pyetësori që i përgjigjet në kohë reale çdo individi (rezidentë apo jorezidentë), në përputhje me të ardhurat e tij. Tatimet sqarojnë individët se nuk është e nevojshme të vendoset emri...