Tatimet njoftojnë pagat e reja minimale e maksimale, ndryshimi që po zbatohet për herë të parë

Tatimet njoftojnë pagat e reja minimale e maksimale, ndryshimi që po zbatohet për herë të parë

Nga 1 janari 2026 rritet paga minimale dhe maksimale ka rikujtuar Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Paga minimale mujore bëhet 50,000 lekë, ndërsa paga maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore do të jetë 186,416 lekë. Ndryshimet vlejnë për të punësuarit, vetëpunësuarit dhe punonjësit e papaguar të familjes, njoftojnë tatimet. Paga minimale u rrit me vendim qeveria nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë, ose 10 mijë lekë më shumë. Rritja e pagës minimale çon automatikisht dhe në rritjen e pagës maksimale. Që nga mesi i vitit 2023, Paga maksimale, për efekt kontributi, rritet me të njëjtën masë dhe në të njëjtën kohë me masën që rritet paga minimale në shkallë vendi. Si rrjedhojë, edhe paga maksimale do të rritet me 10 mijë...