Taksa e ‘padukshme’ që rëndon më shumë mbi më të dobëtit në Shqipëri

Taksa e ‘padukshme’ që rëndon më shumë mbi më të dobëtit në Shqipëri

MONITOR Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare ishte e pashmangshme që të transmetohej edhe në Shqipëri. Në një ekonomi të vogël, të hapur dhe thellësisht të varur nga importet energjetike, çdo luhatje globale përkthehet pothuajse mekanikisht në faturën që paguan qytetari në pompën e karburantit. Megjithatë, debati publik që pasoi këtë rritje nxori në pah një realitet shumë më të thellë se vetë dinamika e tregjeve ndërkombëtare: mënyrën sesi strukturohet dhe vilet taksa e qarkullimit në Shqipëri. Ndryshe nga modeli klasik, ku kjo taksë paguhet në mënyrë periodike për çdo mjet, në vendin tonë ajo është e përfshirë – dhe në një farë mënyre e “maskuar” – në çmimin e karburantit, duke u paguar për çdo litër të konsumuar. Kjo zgjidhje, në pamje...