SYRI TV/ Në 1 dekadë, 3.8 mld € u shpenzuan për rrugët, rrugët e sapo inaguruara po shemben

SYRI TV/ Në 1 dekadë, 3.8 mld € u shpenzuan për rrugët, rrugët e sapo inaguruara po shemben

Shqipëria ka investuar mbi 3.8 miliardë euro në rrugë gjatë dekadës së fundit, por cilësia e punimeve ka sjellë kolaps në infrastrukturë. Segmente të sapo ndërtuara janë shembur brenda vitit të parë, duke izoluar banorë dhe ngritur dyshime për abuzim me fondet publike. Ekspertët paralajmërojnë se miliardat e shpenzuara rrezikojnë të kthehen në një gropë financiare për taksapaguesit. Nga SYRI TV Shqipëria ka investuar mbi 370 miliardë lekë, gati 3.8 miliardë euro, në infrastrukturën rrugore gjatë periudhës 2014–2025, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave. Vetëm në vitin 2025 u shpenzuan 44.3 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2026 parashikohet një fond prej 35.4 miliardë lekësh. Megjithatë, pavarësisht buxheteve rekord, duke marrë si referencë kostot që përllogarit BE-ja për vende si Shqipëria, cilësia e punimeve ka...