SYRI TV/ Inflacioni bazë mbyll 2025 me rritje, shkak rritja e qirave

SYRI TV/ Inflacioni bazë mbyll 2025 me rritje, shkak rritja e qirave

Presionet ndaj ekonomisë në vend janë rritur për shkak të rënies së eksportit dhe futjes së parave të pisëta duke sjellë edhe rritjen e inflacionit bazë për herë të parë që nga 2022. Kjo rritje e treguesve afatgjatë shfaq një panoramë të zymtë për ekonominë duke dhënë indikacion për rritje të mëtejshme të çmimeve. SYRI TV Inflacioni bazë e mbylli në rritje vitin 2025. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, për dhjetorin inflacioni bazë arriti nivelin 3.03%, nga 2.5% një vit më parë. Inflacioni bazë iu kthye rritjes për herë të parë që prej vitit 2022, duke dëshmuar presionet në rritje inflacioniste nga ekonomia e brendshme. Inflacioni bazë është indikator për të kuptuar tendencat më afatgjata të çmimeve. Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë...