S’ka më pagesa pa limit, hyn në fuqi tavani 500 mijë lekë për pagesat “në dorë”
Për të blerë një automjet, apartament, apo çdo mall e shërbim tjetër të kushtueshëm, shqiptarët nuk mund të paguajnë më në dorë të gjithë shumën, pavarësisht se sa e lartë mund të jetë ajo. Nga 1 janari, për pagesat “cash” është vendosur një tavan. Qytetarët do mund të paguajnë në dorë maksimalisht 500 mijë lekë. Por Shoqata e Bankave është kundër. Ndërkohë deri në fund të qershorit 2026 të gjithë bizneset në fushën e turizmit dhe të transportit duhet të pajisen me terminalin POS për të bërë pagesa me kartë dhe deri në fund të vitit të ardhshëm e gjithë sipërmarrja duhet të ketë këtë alternativë. Por shoqata e bankave ka rezerva për afatet, shkruan A2 CNN. Maqedonia e Veriut është një prej vendeve që...
Burimi:
javanews.al