Sistemi SelfCare në kolaps/ Tatimet shtyjnë deri më 20 Shkurt afatin për deklarimin e inventarit

Sistemi SelfCare në kolaps/ Tatimet shtyjnë deri më 20 Shkurt afatin për deklarimin e inventarit

Pas problemeve të shfaqura prej më tepër se dy javësh në sistemin SelfCare, Tatimet njoftuan sot shtyrjen e afatit të deklarimit të inventarit analitik të 2025. Administrata Tatimore informon tatimpaguesit se afati për deklarimin e inventarit analitik 31.12.2025, shtyhet deri më 20.02.2026. Kjo shtyrje e afatit realizohet me qëllim garantimin e përmbushjes së saktë dhe korrekte të këtij detyrimi ligjor nga ana e tatimpaguesve. Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi çmim dhe vlerë. Deklarimi i inventarit duhet të kryhet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”, brenda datës 20.02.2026, duke u ngarkuar me emërtimin “Inventari 31.12.2025”. Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që...