Sistemi “self-care”, Dhoma Amerikane e Tregtisë kritike ndaj e-Albania: Nuk përmbush nevojat operacionale të biznesit
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka ngritur shqetësime serioze mbi funksionimin e platformës e-Albania dhe sistemeve, duke paralajmëruar rreziqe për bizneset, sigurinë e të dhënave dhe stabilitetin ekonomik. Megjithatë, AmCham thekson se, për shkak se sistemet digjitale qeveritare administrojnë të dhëna shumë sensitive, mungesa e auditimit të pavarur, standardeve të sigurisë dhe përditësimit të vazhdueshëm sipas praktikave ndërkombëtare përbën rreziqe serioze për vazhdimësinë e bizneseve, stabilitetin ekonomik dhe sigurinë kombëtare. Deklarata e plotë: Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) vlerëson përpjekjet dhe investimet publike të Qeverisë së Shqipërisë në digjitalizimin e shërbimeve publike, përfshirë zhvillimin e platformës e-Albania, si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Megjithatë, duke qenë se sistemet digjitale qeveritare administrojnë të dhëna...
Burimi:
top-channel.tv