Sipërmarrja rritet pa kredi, Tirana kryeson regjistrimet e reja. Më shumë biznese, por më pak kredi bankare

Sipërmarrja rritet pa kredi, Tirana kryeson regjistrimet e reja. Më shumë biznese, por më pak kredi bankare

Nga viti në vit, sipërmarrja në Shqipëri po kthehet gjithnjë e më shumë në një zgjedhje karriere për shumë qytetarë. Numri i bizneseve të reja po rritet, por një tjetër trend po bie në sy: sipërmarrësit po i drejtohen gjithnjë e më pak bankave për kredi për hapjen e biznesit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2025 huamarrja për hapje biznesi, deri në muajin nëntor, në monedhën vendase arriti rreth 62.6 miliardë lekë, nga 80.6 miliardë lekë në vitin 2024, një nivel që tregon një qasje më të kujdesshme ndaj kreditimit. E njëjta ecuri paraqitet edhe për kreditë në euro. “Treguesit flasin në kontradiktë: nga njëra anë kemi shtim të bizneseve të reja, nga ana tjetër kemi ulje të huamarrjes. Kjo tregon...