Si u zhdukën 24 milionë euro nga Arka e Shtetit,  KLSH zbulon abuzime shokuese në prokurime dhe kontrata publike…

Si u zhdukën 24 milionë euro nga Arka e Shtetit,  KLSH zbulon abuzime shokuese në prokurime dhe kontrata publike…

Rigels Seliman Të paktën 24 milionë euro është fatura që qytetarët shqiptarë kanë paguar për paaftësinë, neglizhencën dhe, në disa raste, abuzimet direkte të institucioneve shtetërore. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportin zyrtar për periudhën janar-gusht 2025, ka zbuluar një numër alarmant shkeljesh që kanë sjellë dëme ekonomike dhe menaxhim të dobët të fondeve publike në vlerën totale 2.4 miliardë lekë. KLSH thekson se rreth 112 milionë lekë janë dëme direkte, ndërsa pjesa tjetër, mbi 2.29 miliardë lekë, janë rezultat i menaxhimit joefektiv, që do të thotë, fonde të shpërdoruara pa kthim ose pa efektin e synuar. Pjesa më e madhe e dëmit ekonomik është konstatuar në shpenzimet publike (57%), ndërsa pjesa tjetër në të ardhurat e munguar (43%). Në pjesën e shpenzimeve, vërehet...