Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, ja kriteret dhe kur do të jetë falas

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, ja kriteret dhe kur do të jetë falas

Agjencia Shtetërore e Kadastrës informon qytetarët mbi shërbimin “Kërkesë për kalimin e pronësisë të truallit shtetëror në përdorim”, i cili u vjen në ndihmë individëve dhe subjekteve që përdorin truall shtetëror, por nuk disponojnë akt pronësie për të, ose kanë një akt të pavlefshëm sipas legjislacionit në fuqi. Ky shërbim u jep mundësinë qytetarëve të pajisen me dokument pronësie për truallin, në rastet kur ata zotërojnë ose mund të regjistrojnë akt pronësie vetëm për ndërtesën e ndërtuar mbi truall shtetëror. Për të përfituar nga shërbimi, trualli dhe ndërtesa duhet të jenë në posedim të subjektit aplikues, ndërtesa duhet të jetë përfituar ligjërisht përmes privatizimit, blerjes nga ndërmarrjet shtetërore, ish-kooperativat bujqësore ose njësitë e vetëqeverisjes vendore, apo të jetë ndërtuar mbi bazë lejeje ndërtimi të lëshuar...