Si konflikti mes aksionerëve po mban peng aeroportin e Vlorës, ekspertja zbulon se shteti rrezikon të paguajë…

Si konflikti mes aksionerëve po mban peng aeroportin e Vlorës, ekspertja zbulon se shteti rrezikon të paguajë…

Gazetarja investigative dhe ekspertja e ekonomisë, Ola Xama, foli për konfliktin mes aksionerëve të aeroportit të Vlorës, që po pengon vënien në punë të tij. Sipas saj, ka padi dhe kundërpadi mes kompanive Mabco dhe 2A Group për 47% të aksioneve, çështje që po hetohet edhe nga Prokuroria e Tiranës. Gjykata e Apelit ka pezulluar të drejtën e votës për këtë përqindje, duke e komplikuar situatën. Teksa ishte e ftuar në një studio televizive, zonja Xama paralajmëroi se ndërhyrja e qeverisë mund ta çojë çështjen në arbitrazh, duke i kushtuar shtetit minimalisht 117 mln euro, ndërsa ndërtimi i aeroportit do të kushtonte 87 mln euro. Sipas saj, kontrata është hartuar në mënyrë të pakujdesshme dhe aeroporti nuk pritet të hapet në mars. “Mabco ka dorëzuar...