Si do të organizohen bastet online?/ Zbulohen kriteret e licencimit për kompanitë

Si do të organizohen bastet online?/ Zbulohen kriteret e licencimit për kompanitë

Qeveria i ka hapur zyrtarisht dritën jeshile zbatimit të ligjit për bastet sportive online. Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave, përcakton kriteret e vlerësimit, afatet, procedurën e konkurrimit dhe metodologjinë e pikëzimit të subjekteve për dhënien e licencës për kategorinë e basteve sportive on-line, në përputhje me ligjit në fuqi. Sipas vendimit, sa i takon licencimit, dokumentacioni i paraqitur nga aplikantët vlerësohet me pikë, sipas kritereve dhe peshës maksimale për secilin kriter. Konkretisht oferta ekonomike apo vlera e ofruar nga aplikanti mbi tarifёn e licencimit për bastet sportive on-line, 30 pikë; Përvoja në fushën e lojrave të fatit, 30 pikë; Plani i biznesit për aktivitetin e basteve on-line, 5 pikë; Kapacitetet organizative dhe administrative, 20 pikë; Kapacitetet për zgjidhjen software-ike të përdorur, modelet e...