Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? Tatimet sqarojnë procedurën dhe afatet për paraqitjen e kërkesës
Fermerët do të përfitojnë kompensim të TVSH-së në masën 10 % për blerjen e imputeve. Por cila është procedura për ta përfituar atë përmes autofaturimit? Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se blerësi i regjistruar për TVSH-në si grumbullues, përpunues ose agroturizëm i certifikuar, lëshon faturë tatimore (autofaturë) në emër të prodhuesit bujqësor (fermerit) për mallrat ose shërbimet e blera. Vlera e faturës përdoret për llogaritjen e kompensimit dhe në të duhet të shënohet NIPT i prodhuesit dhe elementet e tjera të faturës tatimore sipas ligjit. Por çfarë kushtesh duhet të plotësojnë fermerët për kompensim? Një ndër to është qarkullimi vjetor I cili nuk duhet të tejkalojë kufirin minimal të regjistrimit të TVSH-së. Produktet ose shërbimet duhet të jenë rezultat i punës së tij bujqësore....
Burimi:
sot.com.al