Shtrenjtohet sërish nafta/ Çmimi i pakicës arrin rreth 200 lekë për litër, rritet 6 lekë

Shtrenjtohet sërish nafta/ Çmimi i pakicës arrin rreth 200 lekë për litër, rritet 6 lekë

Mëngjesin e sotëm në disa pika të karburantit në Tiranë çmimi i naftës është shtrenjtuar me 6 lekë, duke arritur në nivelin e 199 lekë për litër. Prej gati 2 javë nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme, sot në tregun e pakicës është shënuar niveli më i lartë për çmimin e shitjes. Krahasuar me nivelin e çmimit para nisjes së luftës, rritja është 24 lekë për litër apo 14% më shumë. Nga 193 lekë për litër që arriti çmimi i naftës ditën e mërkurë (më 11 mars) sot në tregun e pakicës nafta po tregtohet me çmim 199 lekë për litër. Sipas vëzhgimit të Monitor ndryshimi i çmimi është reflektuar në disa pika në Tiranë, përfshirë pikën e karburantit me pakicë të kompanisë...