‘Shteti nuk duhet të përfitojë nga kriza’/ Qeveritë evropiane ulin taksat për karburantin kurse Rama zhvat shqiptarët

‘Shteti nuk duhet të përfitojë nga kriza’/ Qeveritë evropiane ulin taksat për karburantin kurse Rama zhvat shqiptarët

Nga Italia në Austri, qeveritë e vendeve të ndryshme evropiane po marrin masa për çmimin e lartë të naftës duke ulur taksat. Edhe Gjermania e Britania mund të ndërmarrin hapa të tillë. Ndërkohë Edi Rama bën sehir dhe vazhdon të zhvasë shqiptarët me barrën më të madhe të taksave mbi çmimin e naftës. Më poshtë një shkrim i gazetës gjermane BILD për iniciativat evropiane për të lehtësuar krizën e karburanteve për shkak të luftës në Lindjen e Mesme Qeveria gjermane dëshiron të marrë shembull nga Austria në luftën kundër çmimeve të larta të karburantit. Shteti fqinj jugor planifikon të ulë përkohësisht taksën mbi karburantet. Në një hap të parë, taksa mbi naftën dhe benzinën do të ulet me 5 cent për litër secila, njoftoi qeveria...