Shqiptarët besnikë ndaj cash-it/ Digjitalizimi bankar ende nën ritmet e vendeve të BE, mungon edukata digjitale
Transformimi digjital në sistemin bankar shqiptar po ecën, por me ritme të ngadalta dhe me mangësi të theksuara në disa sektorë kyç. Raporti mbi Transformimin Digjital në Sistemin Bankar Shqiptar evidenton se, ndonëse 58.8 për qind e bankave e vlerësojnë nivelin e tyre të digjitalizimit si të lartë, plot 41.9 për qind e konsiderojnë atë vetëm mesatar, çka tregon se procesi mbetet larg një kuadri plotësisht të digjitalizuar. Por ndalur në shërbimet që bankat po fokusohen më shumë për të përqafuar digjitalizimin janë kryesisht pagesat, teksa 23.78% e bankave deklarojnë një nivel “shumë të lartë” digjitalizimi dhe 49.9% raportuan një nivel “të lartë”. Kjo është në linjë zhvillimet globale të digjitalizimit, ku në fazat e para të transformimit bankat i japin përparësi më shumë shërbimeve...
Burimi:
top-channel.tv